HISTORIA

Angazhimi ynë i vazhdueshëm

Historia jonë

Rotary Club është themeluar më 23 shkurt të vitit 1905 nga sipërmarrësi amerikan Paul Harris në qytetin e Chikagos në Illinoi, SHBA. Përkushtimi i Paul Harris vazhdon edhe sot përmes një organizate që mbetet vërtet ndërkombëtare. Vetëm 16 vjet pas themelimit, Rotary kishte klube në gjashtë kontinentet. 1,4 milion anëtarët tanë tani shtrihen në të gjithë globin, në plot 46,000 klube të cilat ndahen në 529 distrikte dhe këto të fundit në 34 zona. Në vitin 1979 Rotary filloi luftën tonë kundër poliomielitit me një projekt për imunizimin e 6 milionë fëmijëve në Filipine. Projekti u shtri në të gjithë vendet e botës duke i dhënë Rotary Club meritën e zhdukjes së sëmundjes së poliomielitit.

Rotary Club Durrës (RCD) u themelua më 9 mars të vitit 2001. Meritë të vecantë për këtë ka përfaqësuesi special Niko Nosi nga RC Tirana, ky i fundit klubi nismëtar për krijimin e RCD. Rotarianët e parë durrsak ishin Edgar Frashëri, i cili atë viti u zgjodh në rolin e presidentit të parë të RCD dhe bashkë me të Hajdar Kovaçi, Përparim Tartari, Bardhyl Baltëza, Tatiana Gjipali, Vaso Martopulli, Luan Toro, Shpëtim Prodani, Gani Buka, etj. Në ceremoninë e themelimit të RCD organizuar më 2 qershor 2001 ishte i pranishëm edhe z. Giorgo Milletti, Guvernator i Distriktit 2090 në Itali, pjesë e së cilës ishte klubi i Durrësit. Sot në Rotary Club Durrës ndodhen 70 anëtarë të cilët përfaqësojnë në të gjitha drejtimet elitën e qytetit. Me dëshirën e mirë për t’i shtuar qyteti një hapsirë të re në të cilën Rotary Club të ushtronte thirrjen e vet, një grup nga Rotary Club Durrës me në krye Jonadri Prodanin, Gita Baltëzan, Dorian Hatibi, Edlir Babameto, Viola Petani, Armela Verdha, Rudim Domi, Ilva Gjuzi, Alban Isteri dhe Bledar Kurti, vendosën në qershor të vitit 2024 të krijojnë E-Club Rotary Durrës. Për vitin e parë rotarian presidente e E-Club Durrësi u zgjodh znj. Gita Baltëza.

Scroll to Top