Kauzat tona

Rotary është i përkushtuar ndaj kauzave që ndërtojnë marrëdhënie ndërkombëtare paqësore, përmirësojnë jetët e çdo njeriu pa dallim dhe krijojnë një botë më të mirë. Rotary ka shtatë fusha veprimi të cilat janë kausat tona:

KAUZAT TONA

Promovimi i Paqes

Rotary promovon dialogun për të përmirësuar mirëkuptimin brenda dhe ndërmjet kulturave. Ne ofrojmë trajnime për të rriturit dhe udhëheqësit e rinj me qëllim parandalimin dhe ndërmjetësimin e konflikteve, si dhe ndihmën për refugjatët që kanë ikur nga zonat e rrezikshme.

Të luftojmë sëmundjet

Ne edukojmë dhe pajisim komunitetet për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve kërcënuese për jetën si poliomieliti, HIV/AIDS dhe malaria. Përmirësojmë dhe zgjerojmë aksesin në kujdesin shëndetësor me kosto të ulët dhe falas në zonat në zhvillim.

Të sigurojmë ujë dhe higjenë

Ne mbështesim zgjidhjet lokale për të sjellë ujë të pastër, kanalizime dhe higjienë për më shumë njerëz çdo ditë. Ne nuk ndërtojmë vetëm puse dhe largohemi. Ne ndajmë ekspertizën tonë me drejtuesit dhe edukatorët e komunitetit për t'u siguruar që projektet tona të kenë sukses afatgjatë.

Të ndihmojmë nënat dhe fëmijët

Gati 6 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin çdo vit për shkak të kequshqyerjes, kujdesit të dobët shëndetësor dhe kanalizimeve të papërshtatshme. Ne zgjerojmë aksesin ndaj kujdesit cilësor, në mënyrë që nënat dhe fëmijët e tyre të jetojnë dhe të rriten më të fortë.

Scroll to Top